Home Sport Finalet e Kupës së Botës 2026, FIFA njofton qytetet ku do të...

Finalet e Kupës së Botës 2026, FIFA njofton qytetet ku do të luhet

15
0

22:24 17/06/2022

FIFA njoftoi 16 qytetet e Amerikës së Veriut që do të presin ndeshjet për Kupën e Botës 2026, me 11 stadiume të zgjedhura në Shtetet e Bashkuara, tre në Meksikë dhe dy në Kanada. Botërori 2026 do të jetë turneu i parë i organizuar nga tre kombe dhe gjithashtu i pari që do të zgjerohet në 48 ekipe finalistë. Nga kandidatura “United 2026”, 60 ndeshje janë caktuar të luhen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Meksika dhe Kanadaja do të marrin secila nga 10 ndeshje.

Pasi turneu të arrijë në fazën çerekfinale, të gjitha sfidat e mbetura të raundit me eliminim direkt do të zhvillohen në SHBA. Fillimisht ishin 44 qytete dhe 49 stadiume në të gjithë Amerikën e Veriut.

Aplikantëve të mundshëm iu kërkua të “sigurojnë informacion në lidhje me infrastrukturën e transportit të çdo qyteti, përvojën e kaluar në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive dhe kulturore, akomodimet në dispozicion, mjedisin, iniciativat mbrojtëse, stadiumet e mundshme, që përfshinin gjithashtu fushat e stërvitjes.

Botërorin më herët e kanë pritur në mënyrë të veçuar Meksika në 1986 dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1994.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articlePetkov: Nëse vendimi nuk kalon në Kuvend, në Bruksel do të them se nuk ka heqje të vetos
Next articleI nxehti afrikan godet Europën Perëndimore