Home Lajme nga Shqiperia Bordi rrit sërish çmimin e naftës

Bordi rrit sërish çmimin e naftës

17
0

15:03 17/06/2022

Një litër shitet me 265 Lekë. Ulje të lehtë benzina

Çmimet e karburanteve në Shqipëri arrijnë shifër rekord. Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, një litër naftë do të tregtohet me 7 Lekë më shtrenjtë.

Nga  258 Lekë që është deri më sot çmimi naftës do të shkojë në 265 Lekë/litri. Ky është çmimi më i lartë i vendosur ndonjëherë nga Bordi i Transparencës për tregtimin e karburanteve.

Ndërsa një litër benzinë do të tregtohet për 241 Lekë/litri, dy lekë më pak. Çmimi gazit nuk ndryshon. Në pikat e karburanteve një litër gaz do të blihet për 86 Lekë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në ora 18:00.

Bordi i Transparencës në datë 17 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleBerisha: Vuçiç kërcënon Kosovën duke mbajtur konfliktin pezull, armatimet ruse dhe kineze në Serbi janë shqetësuese
Next articlePas arrestimit të aktivistëve të PSD-së, Krasniqi thotë se do ta dërgojnë rastin në IPK