Home Lajme nga Bota Biden akuzon luftën në Ukrainë për inflacionin

Biden akuzon luftën në Ukrainë për inflacionin

16
0

10:44 17/06/2022

Presidenti Joe Biden konfirmon se amerikanët janë “me të vërtetë, të dëshpëruar” ndërsa përballen me rritjen e inflacionit pas dy viteve pandemi. Biden fajësoi rritjen e çmimeve të gazit për shkak të luftës në Ukrainë që ka sjellë pesimizëm në ekonominë e vendit duke thënë se përpara se çmimet të fillonin të rriteshin, amerikanët ishin më optimist për të ardhmen.

Presidenti pranoi se amerikanët po paguajnë shumë më shumë për të vendosur ushqimin në tavolinën e tyre dhe karburantin në makinat e tyre. Ai tha se një recesion nuk është i pashmangshëm dhe se plani i ndihmës së vitit të kaluar për COVID-19 ishte plotësisht fajtor që inflacioni arriti në nivelin më të lartë të 40 viteve.

Së pari një rënie ekonomie nuk është e pashmangshme. Së dyti, ne jemi në një pozicion më të fortë se çdo komb në botë për të kapërcyer këtë inflacion. Nuk është vetëm lufta në Ukrainë që pati një ndikim , por edhe pandemia që solli rritjen e inflacionit pasi njerëzit humbën punën e tyre dhe aktualisht një pjesë e madhe vijojnë që të jenë të papunë”.

Muajin e kaluar, inflacioni në SHBA arriti në 8.6%, një nga normat më të larta në botë. Për ekonomistët kjo është një kambanë alarmi ndikuar edhe nga agresioni rus në Ukrainë. Ekspertët janë shqetësuar se inflacioni duhet ende të zbutet, edhe pse Rezerva Federale ka nisur një cikël shtrëngues në politikën monetare dhe ka bërë të ditur se do të duheshin lëvizje të shpejta në rritjen e normave të interesit.

Joe Biden foli edhe për një sërë çështjesh të tjera në lidhje me ndikimin politik në luftën Rusi-Ukrainë, kontrolli për armët pas një seri ngjarjesh makabre që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit të cilat e kanë ulur ndjeshëm popullaritetin e tij si president.

Klan News

Të ngjashme




Huazuar nga

Previous articleZjarr në spitalin e Sarandës, digjet reparti i radiologjisë
Next articleBekteshi: Ligji i ri do të mbyllë kompanitë që vendosin marzhe të tepërta