11:49 17/06/2022
Komisioni Europian pritet të mbështesë idenë për t’i dhënë Ukrainës statusin zyrtar të vendit kandidatit për t’u bashkuar me BE. Komisionerët pritet të mblidhen këtë të premte për të vendosur mbi rekomandimin e tyre.
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë kanë mbështetur tashmë publikisht kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në, duke thënë se asaj duhet t’i jepet statusi “i menjëhershëm” i kandidatit.
Të 27 krerët e BE-së do ta diskutojnë këtë çështje në një samit më 23 dhe 24 Qershor. Disa anëtarë kanë shprehur rezerva.
Statusi i kandidaturës do të jetë vetëm hapi tjetër në rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit të plotë në BE, për të cilin presidenti francez Macron tha pak kohë më parë se mund të duheshin vite./tvklan.al