Home Lajme nga Kosova Zyra e BE-së në Kosovë reagon për protestën e veteranëve

Zyra e BE-së në Kosovë reagon për protestën e veteranëve

11
0

Protesta e mbajtur para Kuvendit të Kosovës, nga veteranët e UÇK-së ka bërë të reagojë edhe zyra e BE-së në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet se e drejta për tubim paqësor garantohet me ligj.

Zyra e BE-së, ka bërë thirrje për të gjithë protestuesi që të kenë bashkëpunim me policinë që të ruajnë qetësinë.

“E drejta për tubim paqësor është e garantuar me ligjin ndërkombëtar dhe nga ligjet e Kosovës. Duke njohur të drejtën për të protestuar, ne u bëjmë thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga çdo formë dhune dhe të bashkëpunojnë me Policinë për të ruajtur rendin publik duke dëgjuar zërin e tyre”, thuhet në postimin e zyres së BE-së.




Huazuar nga

Previous articleProtesta e veteranëve përfundon me lule për policët
Next articleVala e të nxehtit do të prekë edhe Shqipërinë