Home Lajme nga Kosova Veterani mbledh mbeturinat e hedhura në oborr të Kuvendit gjatë protestës

Veterani mbledh mbeturinat e hedhura në oborr të Kuvendit gjatë protestës

13
0

Tash e tetë orë, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke qëndruar para objektit të Kuvendit, duke protestuar në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale.

Protesta është duke vazhduar ende, edhe pse veteranët morën ftesë për takim me kryeministrin Albin Kurti për të premten në orën 09:00.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se në oborrin e Kuvendit do të qëndrojnë derisa të ndërpritet seanca.

E tashmë kur pritet që protesta të përfundojë, një nga veteranët protestues është parë duke mbledhur mbeturinat e hedhura në oborr të Kuvendit./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleRegjistrohen dy viktima dhe 60 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Next articleCovid-19: 113 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit