Home Lajme nga Kosova Veterani ia vendos policit emblemën e UÇK-së

Veterani ia vendos policit emblemën e UÇK-së

14
0

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, ku po protestojnë në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në Ligjin për pagën minimale.

Ndërkohë, është parë një veteran duke ia vendosur emblemën e UÇK-së, njërit nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale. Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Për këto organizata, deputetët me miratimin e këtij projektligji kanë vepruar kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleVeterani i drejtohet Abelard Tahirit: Mos rrej, me të ardh keq e kishe kry ma herët këtë punë
Next articleZbulohet punishtja e prodhimit dhe modifikimit të armëve në Tiranë, dyshohet se merrte porosi nga grupet kriminale