Home Lajme nga Shqiperia Veliaj: PD e quan rithemelim rikthimin e Berishës

Veliaj: PD e quan rithemelim rikthimin e Berishës

23
0

23:28 16/06/2022

“Ne nuk e kemi luksin të humbasim askënd”

Nga Kavaja ku vijoi turin e tij të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor të partisë, drejtuesi Politik i PS per Qarkun e Tiranes, Erion Veliaj u shpreh i bindur se socialistët do t’i fitojnë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore, pasi përfaqësojnë forcën e ndryshimit.

“Kur shikon partitë e tjera, njëra është qepen familjar, tjetra është si ato ndeshjet e fundjavës, të ërestlingut e të mundjes që ti i sheh për argëtim. Nga dita e sotme, kemi 320 ditë, që të rifitojmë bashkinë e Kavajës, një bashki që siç e keni parë, me 200 vota shkon majtas, djathtas. Ne nuk e kemi luksin të humbasim askënd.

Teksa bëri thirrje për një fushatë komunikimi edhe me ata që nuk kanë votuar më parë PS-në, Veliaj theksoi diferencën që sipas tij ekziston mes opzitës dhe socialistëve.

“Ka njeri interes tek LSI? Është burri, vjen gruaja, ikën gruaja, vjen burri. S’ka asnjëri interes, është një biznes privat se PD e sigurt që s’ka njerëz.  Në një moment që një njeri kthehet tre herë, do të thotë që lista e talenteve është aq e dobët, saqë ata e quanin rithemelim rikthimin pas 30 vitesh të atij që e themeloi”.

Partia Socialiste ka nisur një tur takimesh në bazë me qëllim idetifikimin dhe ballafaqimin e kandidatëve që do të bëhen pjesë e zgjedhjeve për drejtues të partisë në nivel vendor.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleRënia në kategorinë e parë
Next articlePSG arrin akordin me Skriniar