Home Lajme nga Shqiperia Spitalet, në test për standardet

Spitalet, në test për standardet

17
0

18:08 16/06/2022

Akreditohen 36 institucionet e para, 93 në proces

Cilësia dhe standardet e shërbimit për të gjitha strukturat shëndetësore publike apo private do të kalojnë në sitën e agjencisë së cilësisë dhe kujdesit shëndetësor.

Procesit të akreditimit do t’i nënshtrohen të gjitha institucionet shëndetësore, spitale, qendra shëndetësore, klinika apo farmaci, publike dhe private.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë aktualisht 36 institucione shëndetësore janë akredituara, 19 i përkasin sistemit publik 17 janë institucione private. 93 institucione shëndetësore janë në proces akreditimi.

Agjencia e cilësisë dhe kujdesit shëndetësore ka dërguar ftesën për të marr pjesë në procesin e akreditimit 680 klinikave private dhe qendrave mjekësore.

Për të marr certifikatën akredituese çdo institucion shëndetësor duhet të përmbushë mbi 70% te standardeve. Disa nga kriteret janë stafi i mjaftueshëm, struktura, aksesi, aparaturat si dhe niveli i infeksioneve spitalore.

Akreditimi nuk ka për qëllim penalizimin, por orientimin e pacientëve drejt institucioneve të certifikuara.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articlePamje nga arrestimi i Dardan Molliqajt dhe katër aktivistëve të tjerë, PSD kërkon lirimin e tyre
Next articleAlarm për mjete shpërthyese në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë