Home Sport Shpenzime marramendëse në merkato – Tv Klan

Shpenzime marramendëse në merkato – Tv Klan

16
0

22:16 16/06/2022

UEFA vihet në lëvizje nga La Liga, heton financat e PSG e Manchester City

PSG në lupën e Fair Play Financiar. Shpenzimet e çmendura në merkato kanë tërhequr vëmendjen e UEFA-s, që tashmë ka nisur hetimet për klubin francez. Sipas asaj që raporton gazeta “L’Equippe” organi më i lartë i futbollit europian po kontrollon llogaritë e klubit kryeqytetas, kjo e shtyrë edhe nga kërkesa e La Ligës.

PSG “është nën mbikëqyrjen e UEFA-s” dhe se ai duhej t’i përgjigjej një “kërkese për informacion” në lidhje me llogaritë e saj nga ekspertë në lojën financiare, thuhet në artikullin e gazetës franceze.

Kampionët e Ligue 1 rrezikojnë deri në përjashtim nga të gjithë garat europiane. La Liga ka paraqitur një ankesë në UEFA kundër Manchester City dhe PSG për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. La Liga pretendon se këto praktika dëmtojnë të gjithë klubet dhe kampionatet europiane dhe shërbejnë vetëm për të fryrë artificialisht vlerat e futbollistëve në treg.

Nëse zbulohet se rregullat nuk janë respektuar, UEFA mund të marrë masa drastike kundrejt PSG-së dhe Manchester City, mes të cilave një përjashtim nga Kupat e Europës për një kohë të pacaktuar.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleVeterani Dardan Krasniqi: Sfidë e madhe do të jetë kur nga listat largohen ata që kanë dhënë 5 mijë euro për statusin e veteranit
Next articleMolliqaj publikon videon e arrestimeve të sotme: Pushteti po shpërfaq kthetrat autoritare