Home Lajme nga Maqedonia Selmani: Propozimi francez nuk pritet të kaloj në Maqedoni

Selmani: Propozimi francez nuk pritet të kaloj në Maqedoni

12
0

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe analisti, Imer Selmani në një intervistë televizive ka folur për zhvillimet e fundit politike në marrëdhëniet Maqedoni – Bullgari – Francë.

Imeri tha se sipas tij propozimi francez nuk pritet të kaloj në Maqedoni.

“Sigurisht që ajo që po ndodh në Bullgari ka konfirmuar se qeveria aktuale nuk ka mbështetje në parlament. Të gjithë jemi dakord që në rrethana të tilla, nuk duhet të ngremë pritshmërinë se edhe nëse kemi një propozim të arsyeshëm francez, i gjithi mund të japë fryte për të arritur një zgjidhje të pranueshme. Madje, pa i parë ato propozime në letër, spekulohet nëse kërkesat bullgare do të hyjnë në kuadrin e negociatave me BE-në. Francezët e dinë që nëse propozimi është i tillë, nuk mund të kalojë”, tha Selmani.

Ndryshe, vendimi final nëse Maqedonisë së Veriut do ti largohet vetoja bullgare ose jo, pritet të sillet në fund të këtij muaji.




Huazuar nga

Previous articleDrejtuesi i “Vatrës”: Rreth një milion shqiptarë jetojnë në SHBA
Next articleIsh-ambasadori: Deri në vitin ’97, ishin mbi dy milionë e gjysmë shqiptarë në Turqi