Home Lajme nga Kosova Seanca e Kuvendit të Kosovës shtyhet për një ditë tjetër, Konjufca: Kjo...

Seanca e Kuvendit të Kosovës shtyhet për një ditë tjetër, Konjufca: Kjo situatë nuk mund të zgjasë pafundësisht

12
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vendosur që seanca e sotme të mos vazhdojë për shkak të pengesës që i bënë deputetët e PDK-së e AAK-së.

“Nuk shoh kushte që të vazhdojmë pasi një pjesë e opozitës po insiston që kjo seancë të mos vazhdojë. Seanca vazhdon javën e ardhshme kurdo që të krijohen kushtet”.

Konjufca megjithatë ka thënë se situata të tillë nuk do të mund të shihen më.

“Vetëm se ju paralajmërojë se seancat e Kuvendit nuk mund të vazhdohen pafundësisht apo për shkak të betejave tona politike që i kemi. Megjithatë principi më i rëndësishëm i shtetit është funksionimi i demokracisë, e në kuadër të kësaj funksionimi i parlamentit është guri themeltar i demokracisë”, përfundoi Konjufca. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleLiderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë mbështesin kandidaturën e Ukrainës për në BE
Next articleGoshev: Do të ndryshojnë normat të interesit për kreditë, secila bankë do të vendos individualisht për rritjet e reja