Home Lajme nga Bota Scholz: Ukraina i përket familjes europiane

Scholz: Ukraina i përket familjes europiane

11
0

18:48 16/06/2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz nga konferenca që është mbajtur në Kiev me presidentin ukrainas Zelensky ka thënë se ka ardhur në Ukrainë me një mesazh mjaft të qartë: Ukraina i përket familjes europiane.

Scholz shton se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Kancelari gjerman ka thënë gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të ketë nevojë për ndihmë.

Gjatë konferencës për mediat nga Kievi, Scholz është shprehur se Gjermania ka pranuar 800,000 refugjatë ukrainas teksa ka shtuar se Gjermania po e mbështet Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleDeklarata e Molliqajt para arrestimit: Veprimet e gjykatës janë të jashtëligjshme
Next articlePolicia për protestën e sotme: Ishte e qetë dhe pa incidente