Home Lajme nga Bota Scholz, Macron e Draghi vizitojnë Kievin

Scholz, Macron e Draghi vizitojnë Kievin

13
0

17:30 16/06/2022

Shohin nga afër gjurmët e krimeve në Irpin

Liderët e tre vendeve kryesore europiane e nisën këtë të enjte, vizitën e tyre të shumëpritur në Ukrainë. Të nisur nga Polonia, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Mario Draghi mbërritën në orët e para të mëngjesit me tren në kryeqytetin ukrainas.

Vizitën e parë e bën në Irpin, ku u njohën me krimet e luftës të kryera nga ushtria ruse në Mars. Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi heroizmin e ukrainasve në këtë luftë, ndërsa të tre liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë shprehën mbështetje të plotë për Ukrainën, përballë sulmit rus.

Qëndrimi i tyre, veçanërisht i kancelarit gjerman dhe presidentit francez është kritikuar nga kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky, për të cilin ata janë treguar më të ngadaltë në dërgimin e armëve për ushtrinë e vendit të tij e po ashtu kanë qenë më të butë me qëndrimet ndaj Rusisë.

Megjithatë, në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s që u zhvillua orët e fundit në Bruksel, përfaqësuesit e Berlinit pranuan dërgimin në Gusht të raketahedhësve të shumëfishtë si ndihmë për Ukrainën. Ndërsa Uashingtoni njoftoi ndihmë 1 miliardë dollarëshe për ushtrinë ukrainase.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleArrestohet Dardan Molliqaj – Telegrafi
Next articleBanorët e Tetovës të cilët pësuan dëme nga reshjet e shiut, akoma nuk janë dëmshpërblyer