Home Sport Rekord i ri Guinness, kiliania përshkon me not ujërat e Paqësorit dhe...

Rekord i ri Guinness, kiliania përshkon me not ujërat e Paqësorit dhe Atlantikut

12
0

22:53 16/06/2022

Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe këtë e di mjaft mirë Barbara Hernandez. Notarja kiliane ka vendosur rekord të ri botëror, pasi notoi në ujërat e Oqeanit Paqësor dhe Atlantik në një zonë të Kilit jugor. Hernandez shënoi kështu emrin në librin e rekordeve Guiness, duke notuar në det të hapur. Edhe koha e regjistruar ishte mbresëlënëse, 15 minuta dhe tre sekonda.

Hernandez bëhet kështu personi i parë që noton mbi tre milje detare, rreth 5500 metra midis të dy oqeanëve. Gjatë arritjes së saj, Hernandez u monitorua nga afër nga Marina Kiliane. Ajo nuk u lejua të merrte ndihmë apo të ndalonte për të pushuar.

Notarja 36-vjeçare, e cila njihet edhe si ‘sirena e akullit’, ia dedikoi këtë arritje popullit kilian, teksa shtoi se të gjithë të ndihen sikur arritja e saj ishte e tyre.

Klan News




Huazuar nga

Previous articlePresidenti kroat: Mosnjohja e Kosovës nga Serbia, pengesë për zgjerimin e BE-së
Next articleMPPS Maqedoni: Me politika ekonomike përmirësojmë jetën e të moshuarve