Home Lajme nga Kosova Protesta e veteranëve përmes fotografive

Protesta e veteranëve përmes fotografive

9
0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mban një protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

E në orët e mëngjesit forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës për të ofruar siguri.

Më 14 qershor, me 68 vota për, asnjë kundër dhe gjashtë abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për pagën minimale.

Projektligji parasheh ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Për këtë ishte debatuar shumë kohëve të fundit pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në Projektligj.

Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e bëra gjatë protestës së sotme të veteranëve nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova.




Huazuar nga

Previous articleKokaina e kapur në Durrës, njëri prej të arrestuarve është këshilltari i Erion Veliajt
Next articleOsmani: Ballkani Perëndimor është në mënyrë të pashmangshme pjesë e arkitekturës së re të sigurisë evropiane