Home Lajme nga Shqiperia Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit

Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit

16
0

20:50 16/06/2022

Xhaçka drejton seancën për bashkëpunimin mes OKB dhe BE

Bashkëpunimi ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ishte në fokus të seancës së radhës së Këshillit të Sigurimit, e cila u drejtua nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Pjesë e kësaj seance u bë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, i cili duke iu drejtuar të pranishmëve nëpërmjet sistemit VTC u shpreh se kontributi i Europës dhe bashkëpunimi me Kombet e Bashkuara do të vijojë në ruajtjen e paqes.

“Europa qëndron krahas partnerve të saj dhe mbështet rolin e OKB-së. Në vetëm një vit, ne kemi trefishuar kontributin tonë ndaj OKB  për misionet  e ruajtjes së paqes ”

Edhe ministrja Xhaçka nënvizoi se përballë sfidave aktuale siç është edhe situata në Ukrainë, bashkëpunimi mes OKB-së dhe BE-së si kontribuesi më i madh i kësaj organizate bëhet edhe më i nevojshëm.

Ajo foli më tej edhe për situatën e emigrantëve që janë larguar nga Ukraina .

“6.9 milionë njerëzit e larguar nga lufta në Ukrainë nëpër vende të ndryshme të Europës por jo vetëm, nuk janë turistë por janë njerëz të cilët kanë nevojë për mbështjetje. Jam e lumtur që krahas partnerëve ndërkombëtarë, edhe vendi im modest Shqipëria po jep kontributin e saj ”

Shefja e diplomacisë shqiptare bëri të ditur gjithashtu se Shqipëria beson se Ballkani Perëndimor i ka të gjitha arsyet për të parë me besim të ardhmen e tyre dhe për të punuar së bashku.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleAbdixhiku me akuza ndaj Kurtit: Kosova sot s’ka kryeministër, por populist e paranojak
Next articleOrce Kamçev nga data 1 korrik pritet të vuaj dënimin në burgun e Strugës