Home Lajme nga Kosova Përfundon protesta e veteranëve, nesër takohen me Kurtin

Përfundon protesta e veteranëve, nesër takohen me Kurtin

17
0

Pas tetë orëve, ka filluar shpërndarja e veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Që nga mëngjesi kërkesa e tyre ka qenë që të ndërpritet seanca e sotme plenare dhe të merren parasysh kërkesat e tyre për përfshirje në projektligjin për pagën minimale.

Pas shumë përpjekjeve për vazhdim të seancës, një gjë e tillë ka qenë e pamundur edhe për shkak të protestës së opozitës në Kuvend të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka përsëritur vendimin që të merr pjesë në takimin me kryeministrin Albin Kurti, për ditën e nesërme në orën 09:00.

“Ne nuk iu ikim takimeve, por qëndrimi i organizatave të dala nga lufta është që të kthehet ligji në vend, sepse është bërë shkelje e ligjit”, ka thënë ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka paralajmëruar edhe masa të tjera, në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre në takimin me kryeministrin.

“Ne i ftojmë deputetët, ata të cilët vlerësojnë, ata të cilët kanë qenë pjesë e luftës nëse edhe në takimin e nesërm nuk reflekton kryeministri dhe qeveria, ne do të vazhdojmë kundërshtojmë fuqishëm”, ka shtuar ai.

“Nesër do të shkojmë në takim dhe do t’ia themi kërkesat tona drejtpërdrejt dhe nëse nuk reflektojnë pozitivisht në kërkesat tona. Kthejnë prapa vendimin që e kanë marrë ku i përjashton nga benifitet kategoritë e dala nga lufta ne do të vazhdojmë dhe nuk do të lejojmë tutje diskriminim. Ne do të vazhdojmë deri në ndërprerjen e seancës, dhe pas ndërprerjes së seancës ne do të koordinohemi dhe gjithsesi ato çfarë kemi për t’i thënë shumë më lehtë dhe shumë më mirë do t’ia themi në sy kryeministrit dhe Qeverisë”, ka thënë Jashari për KP.

Ai ka theksuar edhe kërkesat e tyre.

“Kërkesa e parë ka qenë nga dita e djeshme që Kuvendi të mos të mbajë seancë sepse ka bërë shkelje ligjore në ligjet që janë në fuqi për kategoritë e dala nga lufta dhe nëse ndërpritet seanca, automatikisht dhe asnjëherë nuk kemi refuzuar takime apo kërkesa për takim. Ne kemi kërkuar bashkëpunim nga Qeveria dhe kryeministri na ka dhënë zotimin se do të kemi takime mujore dhe do t’i zgjidhim problemet e kategorive të dala nga lufta, kjo nuk ka ndodhur dhe kjo është kërkesa, nuk kemi refuzim takim, përkundrazi jemi përgjigje takimit por është kërkesë të ndërpritet seanca të mos vazhdohet tutje”, ka thënë ai./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleGoshev: Do të ndryshojnë normat të interesit për kreditë, secila bankë do të vendos individualisht për rritjet e reja
Next articleArrestohet Dardan Molliqaj – Telegrafi