Home Lajme nga Kosova Pamje nga arrestimi i Dardan Molliqajt dhe katër aktivistëve të tjerë, PSD...

Pamje nga arrestimi i Dardan Molliqajt dhe katër aktivistëve të tjerë, PSD kërkon lirimin e tyre

12
0

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe katër aktivistë të tjerë të kësaj partie, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, janë arrestuar sot pas përfundimit të protestët së veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës.

Molliqaj është arrestuar në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi i njëjti nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore të mërkurën (15 qershor 2022), për çfarë ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku ai bashkë me Fatos Sahitin ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019, transmeton Telegrafi.

Ndaj arrestimit të Molliqajt dhe katër aktivistëve të tjerë ka reaguar PSD, duke thënë se  Policia e Kosovës arrestoi me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së.

“Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot.

“Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia”, thuhet në reagim.

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleRomët e Maqedonisë nuk i njohin rezultatet nga regjistrimi i popullsisë
Next articleSpitalet, në test për standardet