Home Lajme nga Kosova ​Osmani në Forumin e Prespës: Liberalizimi i vizave për Kosovën, kundërpërgjigje ndaj...

​Osmani në Forumin e Prespës: Liberalizimi i vizave për Kosovën, kundërpërgjigje ndaj influencës ruse

24
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha sot se sa më shumë që Bashkimi Evropian zgjat integrimin e Ballkanit Perëndimor, Rusia do të rrisë influencën e saj në rajon. Për këtë, në fjalimin e saj në Forumin e Prespës që po mbahet në Ohër Osmani ka kërkuar mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe statusin e vendit kandidat. Derisa ka shtuar se Serbia duhet patjetër të pranojë Kosovën.

Osmani ka thënë se vendi ynë ka dëshmuar se qëndron me vlerat për të cilat BE është krijuar dhe se në përgjigjen ndaj Rusisë “ne duhet të jemi të sigurt se BE-ja dhe uniteti i saj duhet të jetë arma jonë më e fortë në mënyrë që të fitohet lufta.

Sipas saj, BE duhet të përgjigjet në vendet demokratike, të cilat vërtet punojnë për të drejtat e njeriut me qëllim që të lejojnë të gjitha vendet që të jenë pjesë e kësaj.

“Sinqeriteti është shumë i rëndësishëm, sepse ne ashtu e kuptojmë mesazhin e qartë që është dhënë, në Kosovë po ashtu edhe në Serbi, pra Serbia patjetër të pranojë Kosovën, sepse pranimi i përbashkët është zgjidhja e vetme për një stabilitet dhe paqe në rajon. BE-ja patjetër të qëndroj e bashkuar. Pra, në përgjigjen e Rusisë ne duhet të jemi të sigurt se BE-ja dhe uniteti i saj duhet të jetë arma jonë më e fortë dhe të tregojë fuqinë që të fitojë këtë luftë. Dhe, BE-ja të jetë e bashkuar dhe të përgjigjet në vendet demokratike, të cilat vërtet punojnë për të drejtat e njeriut me qëllim që të lejojnë të gjitha vendet që të jenë pjesë e kësaj. Ju duhet të tregoni se jeni kundër Rusisë, të pranohen vizat, të përkrahni kandidaturën tonë. Në statusin e kandidaturës është një shpresë dhe seriozitet që ne presim nga ju… Ne duhet të jemi në Bashkimin Evropian”, ka thënë presidenten Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova e meriton të jetë në Evropë pasi i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe se ka dëshmuar se qëndron me vlerat për të cilat BE-ja është krijuar.

“Ne e meritojmë të jemi në Evropë… Mendojmë se për këto vende është një mesazh i rëndësishëm për ne që ne qëndrojmë me vlerat për të cilat BE është krijuar… Ne të gjitha kriteret i kemi plotësuar dhe s’ka ndonjë arsye që t’i mbani njerëzit e Kosovës jashtë kësaj. Së dyti, kur është fjala për statusin e kandidaturës së Bosnjës dhe Hercegovinës, që në planifikojmë të aplikojmë këtë vit, besojmë se koha ishte dje… Kjo situatë është shumë e thjeshtë, ju doni të luftoni Rusinë dhe influencën e Rusisë, atëherë pranoni Kosovën, pranoni Kosovën e pavarur dhe lejoni liberalizimin e vizave, përkrahni kandidaturën e Kosovës për statutin e kandidaturës njëjtë si Bosnja. Përkrahni Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dëshironi të luftoni influencën e Rusisë, atëherë përkrahni Malin e Zi që të lëvizë më lart, luftojeni influencën e Rusisë në rajon”, ka thënë Osmani.

Në Forumin e Prespës për Dialog, me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, presidentja Osmani foli për rëndësinë që sot ka një BE e bashkuar dhe e fortë.

“Është shumë me rëndësi që BE-ja të kuptojë se sa më shumë të zgjasë integrimin e Ballkanit Perëndimor, Rusia do të rrisë influencën e saj në rajon. Unë besoj se kjo do të merret në konsideratë dhe do të kemi përkrahjen e BE-së në proceset e ardhshme”, tha Osmani.

Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i zhvillon punimet prej sot deri më 18 qershor./KP




Huazuar nga

Previous articleGeorgiev: Publikut bullgar nuk i intereson largimi i vetos ndaj Maqedonisë por jetëgjatësia e qeverisë
Next articleLirohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj