Home Lajme nga Kosova Nis protesta për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti

Nis protesta për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti

14
0

Ka nisur të mbahet protesta e punëtorëve të KEK-ut, të cilët po kërkojnë lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Protesta ka nisur me thirrjen “Pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit, duam paratë tona”.

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Lluminca, tha se gjendja ekonomike në vend është e vështirë, andaj imponohet edhe kërkesa për tërheqjen e kursimeve.

“I lus gjithë deputetët e popullit të votojnë për popullin në këto ditë të vështira”, deklaroi Llumnica.

Pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe zyrtarë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të cilët kërkuan tërheqjen e parave nga Trusti.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka iniciuar ndryshimin e këtij projektligji, ftoi gjithë deputetët të mbështesin këtë nismë.

Seanca plenare e Kuvendit, ku ishte në rend të ditës ndryshimi i Projektligjit për Fondet Pensionale që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti, është ndërprerë dhe pritet të vazhdojë në orën 13:00./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleTë premten mot me diell, riga shiu dhe shkarkime rrufesh
Next articleSPB Tetovë: Zbardhen 15 mashtrime në Gostivar, kallëzim penal për katër persona