Home Lajme nga Bota Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se...

Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

12
0

20:23 16/06/2022

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka mbrojtur sërish veprimet e Moskës në Ukrainë në një intervistë për BBC News.

“Rusia nuk është e pastër.  Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”, tha Sergej Lavrov.

Ministri rus pretendoi se Kombet e Bashkuara po përdoren për të përforcuar lajmet sipas tij, të rreme nga Perëndimi, pasi u lexuan citate nga një raport i OKB-së që detajonte krimet e dyshuara të luftës ruse. Ndërkohë për pushtimin rus në Ukrainë, Lavrov thotë:

Ne nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal.

Rusia ka kundërshtuar zgjerimin anëtarësimin e Ukrainës në alencën ushtarake./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleEmocionuese, ish-ministri gjerman takoi vajzën nga Krusha pas 23 vitesh- atëbotë Valbona ishte 10 vjeçe
Next articlePolicia: Rezultuan të rrejshme 30 alarmet e sotme për bomba në objektet shkollore