Home Lajme nga Kosova Kurti i kërkoi të mos flasë në emër të veteranëve, reagon Tahiri

Kurti i kërkoi të mos flasë në emër të veteranëve, reagon Tahiri

7
0

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili i kërkoi që të mos flasë në emër të veteranëve protestues.

Në replikën e tij ndaj kryeministrit, Tahiri ka thënë se protestuesit kanë kërkesa ndaj deputetëve lidhur me Ligjin për pagën minimale dhe se ata janë të pakënaqur me punën e Kuvendit.

“Kryeministër, këta veteranë kanë një kërkesë ndaj deputetëve. Pakënaqësia e tyre është në lidhje me punën e këtij Kuvendit, pra me punën e deputetëve të VV-së. Ne kemi kërkuar vazhdimisht angazhimin tuaj si Qeveri, por ju keni refuzuar të gjeni një zgjidhje për veteranët dhe i keni detyruar të dalin në këto temperatura të larta të protestojnë për të drejtat e tyre. Ti kryeministër thua që po e anulon shkuarjen në një forum”.

Ndërsa, Kurti i reagoi sërish duke thënë se seanca e sotme e Kuvendit nuk ka nevojë të ndërpritet pasi nuk do të diskutohet për pagën minimale. Por, u zotua se do t’i presë në takim përfaqësuesit e veteranëve dhe të diskutojnë për arritjen e një zgjidhjeje.

“Të hënën ka qenë seanca kur kemi diskutuar për pagën minimale, nuk është sot, ndaj nuk është e nevojshme që kjo seancë të ndërpritet”, deklaroi shefi i qeverisë.

“Unë po propozoj që kjo seancë të vazhdojë me pikat e rendit të ditës e unë do të takohem me veteranët para se Ligji për pagën minimale të kalojë në lexim të dytë”. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleDigjet landfilli në Romë – Tv Klan
Next articleKryeministri propozon të mos shkojë në forumin e Prespës dhe të takohet me përfaqësuesit e OVL e UÇK-së – veteranët e vërtetë meritojnë kompensim më të lartë se paga minimale