Home Lajme nga Kosova Kryeministri propozon të mos shkojë në forumin e Prespës dhe të takohet...

Kryeministri propozon të mos shkojë në forumin e Prespës dhe të takohet me përfaqësuesit e OVL e UÇK-së – veteranët e vërtetë meritojnë kompensim më të lartë se paga minimale

7
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës foli për pagën minimale dhe çështjen e veteranëve të luftës, ndërsa tha se nuk po shkon në Forumin e Prespës dhe së bashku me ministrin e Financave dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për buxhet do t’i takojë përfaqësuesit e veteranëve.

Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria e Kosovës me politikat dhe veprimet e saj gjithmonë ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar për lirimin e vendit.

“Unë nuk besoj se ne dallojmë për respektin dhe mirënjohjen për veteranët e luftës së UÇK-së…Ne mund të dallojmë me bindjen për numrin e tyre”, tha ai, duke shtuar se numri i veteranëve është fryrë.

Sipas tij, shteti ndan 120 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta e që është më shumë se për mbrojtjen e vendit.

“I bie 1.5 për qind të bruto produktit vendor”, tha Kurti, duke shtuar se paga ipet për ata që punojnë, ndërsa veteranët kompensohen si mirënjohje.

“Ne jemi që veteranët të kenë kompensim mirënjohje më të lartë se paga minimale”, tha Kurti, duke shtuar se është i interesuar dhe i gatshëm të bashkëpunoj me organizatat e dala nga lufta dhe jo vetëm që të vijnë deri te numri i vërtetë i veteranëve i cili e shton dinjitetin dhe respektin.

“Ky dialog nuk është se nuk ka ekzistuar dhe nuk është takimi i parë.. edhe si kryeministër i kam takuar”, tha ai.

Kryeministri i vendi propozoi që ta anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës po t’i presë në takimin përfaqësuesit e veteranëve me ministrin e Financave dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për buxhet.

“Por besoj se ata janë përfaqësues të protestës, jo deputetët…. Njëherë Tahiri foli në emër të opozitës, pastaj të protestuesve”, iu drejtua Kurti deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleKurti i kërkoi të mos flasë në emër të veteranëve, reagon Tahiri
Next articleDigjet vetura e komandantit kujdestar të burgut të “Idrizovës”