Home Lajme nga Shqiperia KLGJ reagon për “Hartën e re Gjyqësore”

KLGJ reagon për “Hartën e re Gjyqësore”

10
0

16:35 16/06/2022

Këshilli thekson se synohet rritja e efikasitetit dhe aksesi i qytetarëve në drejtësi 

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra publike dhe bojkotin e proceseve gjyqësore nga avokatët.

KLGJ sqaron se Harta e re Gjyqësore, synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë së gjykatave, garanton shpërndarje të ekuilibruar të ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve, në funksion të marrjes së drejtësisë në mënyrë të barabartë dhe në të njëjtën kohë për të gjithë qytetarët.

Sipas KLGJ, kjo zgjidhje forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësisht afërsisë fizike me gjykatën.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleRashkovski mohon se ka kërkuar kthimin e pasaportës
Next articleDeputetët e PDK-së e AAK-së nuk po e lejojnë rifillimin e seancës