Home Lajme nga Maqedonia Digjet vetura e komandantit kujdestar të burgut të “Idrizovës”

Digjet vetura e komandantit kujdestar të burgut të “Idrizovës”

9
0

Mbrëmë në orë dy pas mesnate, është djegur vetura e komandantit në kujdestari të burgut “Idrizovë”, njofton “Telma”.

Djegia ka ndodhur në parkingun e burgut. Kjo pason dy ditë pasi u zhvillua një aksion i koordinuar dhe u kryen kontrolle në 25 qeli, ku u sekuestruan drogë, armë të ftohta, telefona dhe para. Nëse ka ndonjë lidhje dhe nëse të prekurit hakmerren për aksionin, nga MPB-ja nuk komentojnë derisa hetimi të përcaktojë se kush qëndron pas zjarrit. Ata konfirmuan se në parkingun e burgut është djegur një veturë e një të punësuari që mbeti i plagosur gjatë fikjes së zjarrit.

“Me datë 16.06.2022 në ora 01.50 në Shkup është raportuar se në burgun e “Idrizovës” në parkingun prapa objektit administrativ, është djegur vetura “Fiat Punto” me targa të Shkupit, në pronësi të një punonjësi të burgut. Zjarri është lokalizuar nga njësitë zjarrfikëse, ndërsa pronari ka mbetur i lënduar gjatë shuarjes së zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.




Huazuar nga

Previous articleKryeministri propozon të mos shkojë në forumin e Prespës dhe të takohet me përfaqësuesit e OVL e UÇK-së – veteranët e vërtetë meritojnë kompensim më të lartë se paga minimale
Next articleKonjufca: Në mbledhje u pajtuam që të nisim një proces të dialogut – nëse edhe këtë se pranon opozita, atëherë bllokimi i seancës po bëhet me qëllim