Home Lajme nga Bota Digjet landfilli në Romë – Tv Klan

Digjet landfilli në Romë – Tv Klan

11
0

13:51 16/06/2022

Autoritetet kanë mbyllur kopshtet, çerdhet dhe shkollat! Njerëzve u është bërë thirrje mos dalin nga shtëpitë

Një zajrr i fuqishëm ka përfshirë një landfill në Malagrotta, në Romë. Pas thirrjeve të shumta të urgjencës që kanë mbërritur fillimisht nga operatorët e faqes dhe më pas nga qytetarët e alarmuar, lajmi ka mbërritur edhe në faqet sociale të komiteteve të banorëve të zonës. Mediat italiane shkruajnë se rreziku ka filluar të bëhet edhe më i madh pasi pranë këtij landfilli ndodhen depot e gazit dhe benzinës. Shtëllunga e mëdha të tymit kanë arritur deri në aeroportin të  Fiumicino-s

Në vendngjarje u angazhua policia lokale dhe rreth 60  zjarrfikës të cilët bënë të mundur vendosjen e zjarrit nën kontroll. Autoritetet kanë bërë të ditur se do të duhen ditë për të shuar përfundimisht zjarrin, i cili përfshiu dy magazina të trajtimit të mbetjeve.

Për shkak të zjarrit të fuqishëm dhe ajrit të rënduar janë mbyllur kopshtet, parashkollorët si dhe shkollat që ndodhen në afërsi të zonës. Origjina e zjarrit ende nuk dihet ndërsa autoritetet po hetojnë sesi nisi e gjithë ngjarja. Njerëzve u është bërë thirrje që të shmangin lëvizjet dhe të mbyllin dritaret për shkak të erës së keqe dhe tymit.

Landfilli në Malagrotta trajton çdo ditë 900 ton mbetje në ditë. Për një vit e gjysmë pronarët e këtij landfilli i kishin kërkuar bashkisë dhe drejtorisë së Mjedisit që të bënte monitorime për ajrin që çlirohet pas trajtimit të mbetjeve.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleQeveria e RMV-së: Masat japin rezultat prej 5-10% janë ulur çmimet e produkteve bazë
Next articleKurti i kërkoi të mos flasë në emër të veteranëve, reagon Tahiri