Home Lajme nga Kosova Deputetët e PDK-së e AAK-së nuk po e lejojnë rifillimin e seancës

Deputetët e PDK-së e AAK-së nuk po e lejojnë rifillimin e seancës

17
0

Partitë opozitare nuk po e lejojnë rifillimin e seancës në Kuvendin e Kosovës.

Deputetë të PDK-së dhe AAK-së janë pozicionuar tek foltorja dhe nuk po largohen nga aty.

Kujtojmë se Kuvendi shkoi në një pauzë njëorëshë, por nuk është rikthyer ende.

Opozita vazhdimisht ka bërë thirrje që seanca e sotme të mos vazhdohet, derisa Qeveria të negociojë me veteranët./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleKLGJ reagon për “Hartën e re Gjyqësore”
Next articlePendarovski-Pahor: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë imperativ për BE-në