Home Lajme nga Kosova Deklarata e Molliqajt para arrestimit: Veprimet e gjykatës janë të jashtëligjshme

Deklarata e Molliqajt para arrestimit: Veprimet e gjykatës janë të jashtëligjshme

12
0

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj para arrestimit, ka deklaruar se veprimet e gjykatës janë të jashtëligjshme.

Molliqaj ka thënë se ftesa për paraqitjen e tij në gjykatë nuk është dërguar sipas obligimit ligjor që ekziston.

“Janë dy çështje krejtësisht të ndara. Ne jemi sot këtu për të mbështetur kërkesat e veteranëve të drejta, legjitime, të domosdoshme. Ndërsa, veprimet e gjykatës kanë qenë të jashtëligjshme, kanë shkelur të drejtat e njeriut, sepse nuk kanë dërguar ftesat sipas obligimit ligjor që ekziston. Unë e ftoj edhe nga këtu, që gjykata të publikon dërgimin e ftesave që më pas të ketë mundësi të legjitimojë fletë-lëshimin e urdhër arrestit. Është shkelje e të drejtave të njeriut, por sot nuk është çështje e protestës”, ka thënë Molliqaj, për KP.

Policia e Kosovës e ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Kjo është bërë pas përfundimit të protestës së veteranëve, të cilit i ishte lëshuar urdhër-arrest nga gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.

Bashkë me Molliqajn janë arrestuar edhe disa anëtarë të PSD-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë, sot në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka arrestuar Dardan Molliqajn, i cili ishte në kërkim. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleArsovska: Politika ekonomike në Maqedoni i ka varfëruar akoma më shumë qytetarët
Next articleScholz: Ukraina i përket familjes europiane