Home Lajme nga Shqiperia Covid-19: 113 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e...

Covid-19: 113 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

11
0

16:24 16/06/2022

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 113 raste të reja me Covid-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 464 testime, ndërkohë që 49 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 113 qytetarë, në këto bashki:

82 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Patos, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Krujë, Dibër, Mallakastër, Pogradec, Kuçovë, Elbasan. 

Janë 473 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,056 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleVeterani mbledh mbeturinat e hedhura në oborr të Kuvendit gjatë protestës
Next articleProtestuesit tentojnë të hynë në Kuvend, ballafaqohen me policinë