Home Lajme nga Maqedonia Banorët e Tetovës të cilët pësuan dëme nga reshjet e shiut, akoma...

Banorët e Tetovës të cilët pësuan dëme nga reshjet e shiut, akoma nuk janë dëmshpërblyer

11
0

Ende asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë as nga Qeveria e as nga pushteti lokal, lidhur me dëmshpërblimin e banorëve të Tetovës të cilët pësuan dëme nga reshjet e mëdha të shiut. Komuna e Tetovës, pas mbledhjes së parë të shtabit të krizës kërkoi nga Qeveria ndihmë për të dëmshpërblyer banorët e dëmtuar, si dhe sigurimin e fondeve për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve.

“Nga ana e Qeverisë kemi marrë vetëm një përgjigje, që kabineti i kryeministrit ka dorëzuar kërkesën tonë në sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe asgjë tjetër. Ndërsa nga ana e komunës është formuar komision që ka dalë në terren dhe ka bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara tek qytetarët, tek shtëpitë e tyre, punëtoritë, dyqanet e kulturat bujqësore. Vlerësimi është kompletuar tani po bëhet analiza financiare dhe do bëhet edhe metoda se si do bëhet dëmshpërblimi”, deklaroi Besar Durmishi, komuna e Tetovës.

Nga komuna e Tetovës, kanë premtuar se në rast se Qeveria nuk ndihmon në pagesën e dëmeve, një gjë të tillë do ta bëj vetë komuna. Ndihmë nuk ka as për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve, pas zjarrit të 30 majit. Nga ndërmarrja Publike komunale, dezinfektuan vetëm një pjesë të vogël të rrugëve ndërsa pjesa tjetër, mbeti e pa pastruar. Banorët ankohen se, as komuna po as Qeveria, nuk tregohen përgjegjëse ndaj qytetarëve.

“Patjetër patjetër duhet larë, kjo është gjë elementare”, tha një banor.

“Duhet t`i laj obligim e ka, nëse kemi një komunë të organizuar, e nëse nuk është e atillë s`presim diç më tepër. Dobësi është kjo e vet organizatorëve të komunës por pak edhe e ndërgjegjes së qytetarëve”, tha një tjetër banorë.

“Duhet patjetër, por po të punojnë për banorët do harxhojnë shumë dhe s`do kenë para për vete”, tha një tjetër banorë.

Deri më tani, në komunën e Tetovës, vetëm nga vërshimet e fundit, janë lajmëruar mbi 100 qytetarë që kanë pësuar dëme. Ndërkohë ende nuk është bërë dëmshpërblimi i banorëve të Porojit dhe Shipkovicës për vërshimet e vitit 2015./Alsat/




Huazuar nga

Previous articleScholz, Macron e Draghi vizitojnë Kievin
Next articleProtesta e veteranëve përfundon me lule për policët