Home Lajme nga Shqiperia Autori u largua në këmbë, ja si ndodhi vrasja e 76-vjeçarit në...

Autori u largua në këmbë, ja si ndodhi vrasja e 76-vjeçarit në Shkodër

9
0

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Stom Golem në Shkodër, ku mbeti i vrarë 76-vjeçari Lulash Qepuri.

Gazetari i “Euronews Albania”, Teodor Gjerga bëri me dije se i biri i viktimës, ka dëshmuar para efektivëve të policisë.

Ai është shprehur se po konsumonte kafe në lokalin pranë banesës së tyre, në momentin që një person i maskuar është afruar në këmbë dhe ka qëlluar me pistoletë babain e tij, duke e lënë të plagosur.

Më pas, i biri ka vrapuar për në makinën e tij ku ka marrë armën e gjuetisë, për të cilën thotë se e posedonte me leje dhe pasi mbërriti në lokal, autori ishte larguar. Edhe pse qëlloi me shootgun, përsëri nuk mundi ta godasë autorin.

Sipas dëshmisë së tij, autori ka lëvizur në këmbë nga ura e Bardhajve në drejtim të lokalit ku ndodhej me babain e tij, dhe pasi ka qëlluar, është larguar duke përfituar nga errësira në zonë, në drejtim të Hotit të ri dhe më pas Postribës duke humbur gjurmët.

Ende nuk ka një pistë konkrete hetimi apo për ndonjë konflikt të mundshëm, bazuar në dëshminë e tij.

Lulash Qepuri rezulton një emër i njohur për policinë.

Ai është arrestuar në vitin 2011, pasi policia gjeti armë zjarri, municione luftarake dhe fara kanabisi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij. /Euronews Albania/




Huazuar nga

Previous articleSPAK kërcënon median me burg për “Dumanin”. Ndalon publikimin e dëshmive, por nuk heton ata që i nxorën
Next articleRegjistrohen dy viktima dhe 60 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni