
23:02 16/06/2022
Bergamaskët rrisin numrin e skuadrave që duan sulmuesin shqiptar
Armando Broja gjithnjë e më në modë te skuadrat italiane. Pas Milanit dhe Napolit një tjetër ekip i Seria A është vënë në gjurmët e sulmuesit shqiptar. Sipas asaj që raportojnë mediat përtej Adriatikut, në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Atalanta. Bergamaskët duan një futbollist që do të zëvendësonte mirë Zapatën në majën e sulmit dhe Broja shihet si ai i duhuri.
Nën drejtimin e Gasperinit, 20-vjeçari do të rritej shumë në aspektin cilësor dhe jo vetëm dhe për këtë, firma me ta shihet si një hap i madh për karrierën e tij. Eksperienca fantastike me Southempton në sezonin e shkuar ka rritur kredencialet e Brojës në merkaton e futbollistëve.
Broja aktualisht ka kontratë me Chelsea edhe për katër vitet e ardhshme. Kartoni i shqiptarit vlerësohet nga “blutë e londrës” 30 milionë Euro. Broja do të bashkohej te Atalanta me mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
Klan News