Home Sport Atalanta interesohet për Brojën – Tv Klan

Atalanta interesohet për Brojën – Tv Klan

9
0

22:04 16/06/2022

Mediat: Gasperini kërkon lojtarë me të ardhme

Jo vetëm Napoli, por për Armando Brojën, duket se ka një interesim edhe nga Atalanta. Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, 20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e drejtueseve të klubit.

Fakti që ai u rikthye nga Southampton tek Chelsea i jep shpresa skuadrës së Gasperinit. Sulmuesi është me karakteristikë të mira dhe mund të jetë një mundësi që në sezonin e ardhshëm të jetë i vlefshëm për këtë ekip.

Aq më tepër që drejtuesit i kanë premtuar trajnerit që do të ndërtojnë një skuadër me futbollistë të rinj për një projekt afatgjatë dhe konkurrues në Serie A dhe në arenën ndërkombëtare.

Raportohet se skuadra nga Bergamo ka kërkuar informacione për sulmuesin e Kombëtares dhe për të nisur më pas bisedimet me klubin londinez. Deri tani, në lajmet e merkatos në media të ndryshme europiane emri i Brojës është lidhur me ekipe si Inter, Milan, Napoli, Dortmund, West Ham, Everton dhe Newcastle.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Southampton në të gjitha kompeticionet, Armando Broja u aktivizua në 38 ndeshje ku shënoi 9 gola.

Tv Klan

Të ngjashme




Huazuar nga

Previous articleZelenski i ftuar special në forumin në Ohër: Uroj suksese për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt BE-së
Next articleVeterani Dardan Krasniqi: Sfidë e madhe do të jetë kur nga listat largohen ata që kanë dhënë 5 mijë euro për statusin e veteranit