Home Lajme nga Kosova Arrestohet Dardan Molliqaj – Telegrafi

Arrestohet Dardan Molliqaj – Telegrafi

14
0

Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, në bazë të një urdhër arresti të Gjykatës themelore të Prishtinës.

Për shkak se Dardan Molliqaj kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku të njëjtit ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019.

Për këtë shkak ndaj Molliqajt dhe Sahitit, gjykata ka lëshuar urdhërarrest, transmeton Telegrafi.

Ai është arrestuar nga policë civilë, pasi përfundoi protesta e veteranëve të UÇK-së, ku ai, bashkë me anëtarë tjerë të PSD-së merrnin pjesë. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articlePërfundon protesta e veteranëve, nesër takohen me Kurtin
Next articleScholz, Macron e Draghi vizitojnë Kievin