Home Lajme nga Kosova Arrestohen dy zyrtarë policorë të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës...

Arrestohen dy zyrtarë policorë të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

9
0

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) ka pranuar të mërkurën një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur të mërkurën në orët e pasdites kur qytetari ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot dy zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor të Fushë Kosovës) që ishin të përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleVeteranët “flladitin” me ujë deputetët e PDK-së, tentuan t’ua ndalin fjalën
Next articleKokaina e kapur në Durrës, njëri prej të arrestuarve është këshilltari i Erion Veliajt