Home Lajme nga Shqiperia Abazoviç nga Kievi: Shpresojmë se kjo vizitë është një mesazh i fortë...

Abazoviç nga Kievi: Shpresojmë se kjo vizitë është një mesazh i fortë për vendet e BE-së

18
0

20:04 15/06/2022

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kievi me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyn, kreu i qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviç është shprehur se Ukraina ka mbështetjen e plotë të Malit të Zi për marrjen e statusit vend kandidat për t’u bashkuar me familjen europiane.

Gjatë fjalës së tij, Abazoviç është shprehur se edhe pse një vend i vogël, Mali i Zi do të japë kontributin e tij për Ukrainën.

Dritan Abazoviç: Ne e konsiderojmë këtë si një detyrim politik, por para se të jetë politik është moral për të shtrënguar duart me ju dhe të japim një përqafim për të gjithë popullin ukrainas që ka bërë një mrekulli dhe është përpjekur për të mbrojtur vendin. Ju nuk po luftoni vetëm për popullin tuaj, por për parimet dhe mënyrën e jetesës për të zgjedhur fatin për të ardhmen. Keni mbështetjen e Malit të Zi për të qenë së bashku në familjen europiane. Unë mendoj se ajo çfarë është më e rëndësishme është që lufta të ndalet, të gjejmë rrugë si të ndalim luftën. Do të keni mbështetjen e plotë të vendit tonë. Ne jemi vende të vogla, por megjithatë do të japim kontributin tonë.

Kryeministri i Malit të Zi Abazoviç është shprehur se shpreson që kjo vizitë të shërbejë dhe si një mesazh për vendet e BE.

Dritan Abazoviç: Ne shpresojmë se kjo vizitë është një mesazh i fortë për vendet e BE-së, për vendet që kanë mundësi për të bërë shumë më tepër se ne. Ajo çfarë keni bërë deri tani është e pabesueshme, do të keni mbështetjen tonë. Nga ana jonë keni një mik të besuar dhe të jeni të sigurtë se ndajmë këtë përvojë prej rreth 3 dekadave në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë se çfarë është agresioni. Në emër të paqes, të solidaritetit, ju uroj gjithë më të mirën për të ardhmen dhe faleminderit shumë për këtë mundësi. Ky është një detyrim moral i vendeve të Ballkanit Perëndimor./tvklan.al

Të ngjashme




Huazuar nga

Previous articlePolicia me masa për mbarëvajtjen e protestës së veteranëve
Next article​Protestë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve