Home Lajme nga Maqedonia Gostivar: Biçiklisti përfundon në spital, përplaset nga vetura

Gostivar: Biçiklisti përfundon në spital, përplaset nga vetura

17
0

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gostivarit ku një shofer ka përplasur me veturë një biçiklist.

“Më datë 08 Qershor 2022 në ora 10.00 në Sektorin për Punë të Brendshme – Gostivar është raportuar se në rrugën “Beliçica” në Gostivar automjeti i udhëtarëve i tipit “Opel Astra” me tabela të Gostivarit i drejtuar nga shoferi me iniciale G.S (52 vjeçar) nga Gostivari ka përplasur një person me iniciale L.M, (46 vjeçar) i cili ka qenë duke drejtuar biçikletë”, njoftuan nga MPB.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë personi me iniciale L.M, lëndime këto të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar.

Policia ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe është bërë dokumentimi i plotë i rastit.




Huazuar nga

Previous articleMichel viziton Kosovën javën e ardhshme
Next articleDy lajme të mira për Kurtin, dështimi i vizitës së Lavrovit në Beograd dhe vizita e kancelarit gjerman në Kosovë