Home Lajme nga Maqedonia Maqedonia mund të ketë roaming pa pagesë deri në vitin 2027, së...

Maqedonia mund të ketë roaming pa pagesë deri në vitin 2027, së shpejti lansohet rrjeti 5G

29

Gjatë pandemisë është rritur numri i përdoruesve dhe përdorimi i shërbimeve të operatorëve celularë.

Numri i përdoruesve të internetit është rritur në vitin 2020 me 7,8% dhe në vitin 2021 me 9,8% krahasuar me vitin 2019.

Konsumi i internetit fiks është rritur me 67,4% krahasuar me vitin 2019, dhe në vitin 2021 144,5%.

“Tani jemi në një fazë negociatash për uljen e çmimeve në BE. Bosna dhe Hercegovina është një ndërmjetës mes Ballkanit dhe BE-së dhe pritet që deri në vitin 2027 të ketë ulje serioze të çmimeve apo roaming pa pagesë”, tha Jeton Akiku.

15 qytete përveç Shkupit janë të mbuluar me 5G, mbulimi infrastrukturor i Shkupit do të përfundojë deri në fund të majit.

“Me ligj, nëse ka më pak ose saktësisht aq frekuenca sa duhet, atëherë nuk kalohet në tenderim, por qeveria bie dakord për çmimin dhe shkon direkt për shitje tek operatorët. Besoj se kjo do të realizohet gjatë muajit të ardhshëm, kështu që operatorët më pas do të mund të lansojnë 5G”, shtoi Jeton Akiku.

Sipas Raportit Global të Përdoruesve të Internetit, 6 nga 10 persona aktualisht përdorin internetin, ose 60% e popullsisë.

Në Ballkan, Kosova ka normën më të lartë të internetit dhe Shqipëria më të ulët, kjo sipas një raporti të titulluar “DIGITAL 2022”, të publikuar nga DataReportal.

Në Maqedoninë e Veriut, shkalla e përdorimit të internetit që nga fillimi i vitit 2022 është 84 për qind e popullsisë së përgjithshme.




Huazuar nga

Previous articleKthehen nga Siria, përfundojnë në pranga në Kosovë – nga shoqëria civile thonë se s’ka programe për riintegrimin e tyre
Next articleKuleba: Ukraina është “ngopur” me modele të veçanta për integrimin e saj në BE