Home Lajme nga Maqedonia Zejdi: Nuk mora pjesë në kongresin e Alternativës sepse jam parimor

Zejdi: Nuk mora pjesë në kongresin e Alternativës sepse jam parimor

35

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi nuk ka marrë pjesë sot në kongresin e parë të partisë.

Ai ka folur për TV 21 për mungesën e tij, ku e ka justifikuar mospjesëmarrjen në këtë eveniment për shkak të parimeve të tija që ai i ka përmendur para pak ditësh në emisionin Click Plus.

Zejdi tha se qytetarët presin përgjigje konkrete për marrëveshjen paraprake që është bërë mes Alternativës dhe Qeverisë.

“Nuk mora pjesë në kongres pasi konsideroj që ashtu do të jem më parimor ndaj qëndrimeve të mia që i theksova publikisht para disa ditëve. Nga qëndrimet e mia publike, qytetarët meritojnë përgjigje konkrete dhe të detajuar si dhe kur do të realizohet marrëveshja Alternativë – Qeveri”, tha Zejdi.

Ndryshe, sot partia Alternativa e mban kongresin e parë në të cilin do të zgjedh kryetar të ri, ndërsa siç raportohet nga mediat Afrim Gashi do të jetë kandidati i vetëm për këtë post.




Huazuar nga

Previous articleTë shtëna me armë në veri të Mitrovicës, nuk raportohet për incidente
Next articleMakina bie në kanalin me ujë, humb jetën 31 vjeçari në Fier