Home Sport Spezia gati të paguajë për Rey Manaj, 2.7 mln Euro drejt Barcelonës

Spezia gati të paguajë për Rey Manaj, 2.7 mln Euro drejt Barcelonës

63
0

23:40 12/05/2022

Dritë jeshile në horizont për Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në paraqitjet e tij në Seria A me Spezian, duke bindur drejtuesit që të hyjnë në negociata për blerjen e kartonit të tij. Hipotekimi thuajse i sigurtë i qëndrimit në elitën e futbollit italian ka shtyrë Spezian që të investojë te një element cilësor si Manaj.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 25-vjeçari nga Lushnja do të jetë blerja e radhës për ekipin e teknikut Tiago Mota.

Drejtuesit e klubit italian janë gati të paguajnë 2.7 milionë Euro për kartonin e tij në arkat e klubit të Barcelonës. Shifër e konsiderueshme duke parë kontributin e Manaj. Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar 5 gola në Seria A.

Ëndrra e madhe e shqiptarit është të luajë me ekipin e parë të Barcelonës, por për momentin katalanasit nuk e kanë në planet e tyre afatshkurtër. Në karrierën e tij, Manaj ka veshur 30 herë fanellën e kombëtares shqiptare, duke gjetur rrjetën në gjashtë raste.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleProfesori i Universitetit të Oxfordit: Pavarësisht protestimit të Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’iu bashkuar KiE-së
Next articleMediave sociale u kërkohet të ruajnë provat e krimeve të luftës në Ukrainë