Home Lajme nga Kosova Ambasadori gjerman ofron bashkëpunim për sistemin prokurorial të Kosovës

Ambasadori gjerman ofron bashkëpunim për sistemin prokurorial të Kosovës

28
0

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, është pritur në takim nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, me të cilin ka biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me angazhimet dhe tejkalimi i sfidave aktuale, bashkëpunimi në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare, realizimi i planeve të punës dhe forcimi i besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial.

Sipas njoftimit,  kryesuesi i KPK Maloku ka falënderuar ambasadorin Rohde për kontributin e madh të organizatave gjermane, përfshirë IRZ-në dhe GIZ-in, për implementimin e projekteve në fushën e komunikimit publik, të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Rasteve në ZMNV, Projektit të BE-së, EUKOJUST dhe hartimin e akteve dhe udhëzuesve praktikë të punës.

Gjatë takimit ambasadori gjerman Rohde ka theksuar gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe në forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të sistemit prokurorial në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetet dhe transparencës se sistemit prokurorial. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleMosekzekutimi i vendimeve gjyqësore – konstatohet shkelja e Ligjit Penal në dobi të tre të pandehurve nga Peja
Next articleSela: Nëse më 22 qershor nuk marrim datë për fillimin e negociatave, do të shqyrtojmë pozicionin tonë në Kuvend