Safet Plangaj, demonstrim force në kushte ekstreme
Një sfidë që vlen për rekord Guinnes. Safet Plangaj nga Shkodra zhvilloi të dielën demonstrim force në kushte ekstreme për personat me aftësi të kufizuar. Ai zgjodhi Kalanë Rozafa, për ta kthyer një festë sportive këtë ngjarje.
Safet Plangaj bëri 21 ulje ngritje me duar mbi murin rrethues të kalasë, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte 10. Në fund u shpreh i emocionuar për këtë arritje dhe për sakrificën tij Safet Plangaj.
“Kisha 5 vjet që e mendoja, por 2 vitet e fundit nisa stërvitjen më intensive”.
Safet Plangaj është përgatitur nga trajneri i njohur në Shkodër, Elion Puka, i cili tha se ky është modeli që duhet ndjekur.
“Ky është një shembull për t’u ndjekur”.
Tashmë gjithçka është dokumentuar dhe materiali do t’i dërgohet Guinness Ëorld Records, ndërkohë që Plangaj synon të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike.
Tv Klan