Home Lajme nga Shqiperia Memorial për dëshmorët e Policisë

Memorial për dëshmorët e Policisë

20
0

19:23 05/05/2022

Nano: Një tjetër vepër i shtohet kujtesës kombëtare

Në kujtim të 225 efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës, sot më 5 maj në kuadër të ditës së dëshmorëve të atdheut, në Akademinë e Sigurisë është përuruar Memoriali i Dëshmorëve të Policisë.

Në ceremoninë e mbajtur, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano tha se me këtë memorial vendit i shtohet një tjetër vepër e kujtesës kombëtare.

I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se institucioni që ai drejton ka dhënë kontribut për ndërtimin e kësaj vepre. Ndërsa shprehu mirënjohjen e thellë ndaj efektivëve të rënë në krye të detyrës.

Për të shprehur mirënjohjen ndaj të rënëve në detyre, ministri brendshëm Bledi Çuçi tha se familjarëve të dëshmorëve i është mundësuar mbështetje financiare.

Po gjatë ditës së sotme u shpallën dëshmorë 3 efektivë të rënë në detyrë. Elham Elezaj, ish-komandant i Reneas i vrarë në korrik të 98’ës, Rufan Hakrama dhe Artan Cuku, ish-drejtuesi i policisë i vrarë në 2017-ën nga sot do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve./ Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleShpallje Publike – SHPALLJE NUMËR 01 / 2022 PËR TJETËRSIM TË TOKËS NDËRTIMORE PRONË E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NËPËRMJET ANKANDIT ELEKTRONIK PUBLIK PËR OBJEKTE ME DESTINIM – Komuna Dibër
Next articleRefuzohet sërish propozimi i mbrojtjes së Enver Sekiraqes për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here