Ekspertët: Vendimi i ARRSH, duhet të jetë i përkohshëm

92


22:15 03/05/2022

Luzi: Ka alternativa që shmangin kaosin dhe bllokimin e rrugës

Vendimi i ARRSH  ka shkaktuar një pakënaqësi për të gjithë qytetarët që vijnë nga zona e veriut të Shqipërisë për t’iu drejtuar aeroportit të Rinasit pasi tashmë iu duhet të bëjnë dyfish apo trefish kilometra.

Vendimi i ARRSH për bllokimin e rruges se Rinasit është i nxituar dhe duhet të jetë i përkohshëm sipas ekspertëve rrugorë, në të kundërt duhet të ketë një skemë si do funksionojë lëvizja e automjeteve për të shmangur kaosin në qarkullim.

“Rruga nga Qafa e Kasharit deri në Rians dhe rruga nga Vora deri në kthesën e Rinasit është rrugë interurbane dytësore dhe në Kodin Rrugor është rrugë me dy sense lëvizjeje. Nëse do ta bësh me një sens lëvizjeje duhet të ketë edhe tjetrën paralele në të cilin të lëvizin mjete të drejtimit të kundërt”.

Në një intervistë për Klan News eksperti Arben Luzi jep edhe disa nga alternativat që mund të zgjidhin situatën.  

“Një formë është duke studiuar kryqëzimet në të cilët trafiku bllokohet, të ndërtohen mbikalime ose nënkalime për mjetet që vijnë nga rrugët e tjera. Në rrethrrotullimin e hyrjes së aeroportit në të cilin lidh fluksin e zonës veriore me atë të Tiranës dhe zonës jugore që duhet detyrimisht të vijnë nga ana e poshtme e rrugës dhe nga ana e kthesës së Rinasit në aeroport”.

Sipas Luzit banorët kanë të drejtë në kërkesat e tyre pasi u janë rritur kostot e transportit dhe zgjatur koha për të mbërritur në destinacionin e tyre.

Klan News





Huazuar nga