Me qindra të izoluar në Azovstal

63


09:44 02/05/2022

Me qindra persona mbeten ende të izoluar në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal, tha të dielën Denys Shleha i Gardës Kombëtare të Ukrainës.

Ai shtoi se të paktën dy përpjekje të tjera evakuimi do të nevojiten për t’i nxjerrë të gjithë jashtë.

Mariupol është përballur me një nga rrethimet më shkatërruese në pushtimin rus të Ukrainës dhe zyrtarët lokalë thonë se shumë trupa dhe civilë ukrainas janë të ngujuar në uzinë./tvklan.al





Huazuar nga