18:12 01/05/2022
Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar ministrinë ruse të mbrojtjes teksa ka raportuar se të evakuuarit nga Mariupoli i janë dorëzuar përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Ministria ka bërë të ditur se 80 civilë ishin zhvendosur nga uzina e madhe Azovstal pas disa javësh nën rrethim.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth 100 civilë janë evakuuar nga uzina e rrethuar e çelikut në Ukrainën jugore. Zelensky shkroi në Twitter se grupi ishte rrugës për në Zaporizhzhia, e cila është nën kontrollin e Ukrainës./tvklan.al