
09:44 01/05/2022
Duke filluar nga data e sotme, sportelet publike nuk do të ofrojë shërbime. Për çdo dokument, qytetarët do të aplikojnë dhe do të pajisen vetëm online.
Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe vendimin për të reduktuar ndjeshëm sportelet e Gjendjes Civile në të gjithë vendin. Vetëm 8 shërbime publike do të jepen për qytetarët në sportele. Ndërsa gjitha pjesa tjetër do të jetë online përmes portalit shtetëror e-Albania.
Të vetmet shërbime që nuk do të ofrohen online pas 1 Majit janë regjistrimi i lindjeve, i martesave, por dhe disa shërbime që jepen në zyrat noteriale që kërkojnë domosdoshmërisht praninë fizike.
Disa ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se dixhitalizimi i shërbimeve nuk do të shkurtojë vende pune në administratë. /tvklan.al