Munden Bayern dhe Dortmund – Tv Klan

62


23:59 01/05/2022

Kampionët e rinj u mposhtën në transfertë nga Mainz 3-1, ndërsa verdhezinjtë zhgënjyen në shtëpi ndaj Bochum

Kampionët e Bajernit të Mynihut u mundën në transfertë nga Mainzi me rezultatin 3-1, vetëm një javë pasi u shpallën kampionë të Bundesligës për herë të 10 radhazi.

Vendasit dominuan ndeshjen, e patën mjaft raste për të shënuar, ndërsa miqtë e patën të vështirë që të kërcënonin portën kundërshtare.

Mainzi pati 24 raste goli, ndërsa Bajerni vetëm 4.

Vendasit kaluan dy herë në avantazh në pjesën e parë me Burkard dhe Niakate. Për kampionët e rinj u përgjigj Levandovski.

Në të 57’, Martins vulosi fitoren.

Bohumi shënoi dy herë në nëntë minutat e fundit të lojës për të fituar në shtëpinë e Dortmundit me rezultatin 4-3.

Rezultati i mban verdhezinjtë 1 pikë larg sigurimit të vendit të dytë matematikisht, ndërsa kanë ngelur edhe dy takime nga përfundimi i kampionatit.

Për Bohumin kjo është fitorja e parë ndaj Dortmundit në transfertë që nga viti 1998. Për verdhezinjtë u dallua Haland, që realizoi tripletë në humbje.

Klan News

Të ngjashme





Huazuar nga