Bagnaia fiton Spanish GP – Tv Klan

76


23:00 01/05/2022

Piloti i Ducati mori në Jerez fitoren e parë të sezonit duke fituar duelin me Quartararo, i treti Espargaro

Piloti i Dukatit Francesko Banjaia triumfoi në çmimin e madh të Spanjës në Jerez. Italiani e fitoi duelin me pilotin e Jamahas, kampionin e botës Fabio Kuartararo. Në podium hipi edhe piloti i Aprilias Aleiks Espargaro, pavarësisht nisjes jo shumë të mirë.

Ndërsa gjashtë herë fituesi i MotoGp, Mark Markez ishte më i shpejtë në garë se sa piloti tjetër i Dukatit Xhek Miler, duke dalë i katërti.

Banjaia, i cili vendosi rekord në Jerez për xhiron më të shpejtë në kualifikueset e të shtunës, krijoi avantazh që në nisje dhe kurrë nuk e lëshoi vendin e parë, pavarësisht se Kuartararo, tentoi në fund që ta parakalonte. Piloti i Jamahas ishte në kërkim të triumfit të dytë në Spanjë.

Francezi kryeson renditjen e pilotëve të Moto Gp me 89 pikë, 7 më shumë Espargaro në vend të dytë.

Klan News





Huazuar nga